Një ditë e mbarë për lojtarët shqiptarë në Superligën e Zvicrës. Armando Sadiku realizoi një supergol në përballjen me Basel e Taulant Xhakës, i dyti për të qëkur u kthye në këtë ekip. Sulmuesi shënoi për Lugano në barazimin 1-1 në një fushë të vështirë, duke u larguar akoma më shumë nga zona e rënies nga kategoria.

Tjetër ndeshje pozitive për Ermir Lenjanin. Mbrojtësi realizoi pas 10 sekondave në përballjen e së dielës me Luzern që përfundoi me rezultatin 2-2. Ky ishte goli i gjashtë për të në këtë kampionat. Lenjani dha edhe pasimin që solli golin e Uldrikis. Sion po lufton për një vend në kupat e Europës.

Tv Klan