Gati marrëveshja me Las Palmas

Armando Sadiku është drejt rikthimit në Spanjë. Sulmuesi shqiptar dhe klubi njoftuan se kanë shkëputur marrëdhëniet. Kanë treguar dakordësi të dyja palët për prishjen paqësisht të kontratës.  

Vetë futbollisti shkruan në rrjetet sociale se në ditët në vijim do të informojë edhe mbi klubin e ri. Por në mediat spanjollë doli lajmi se shqiptari e ka mbyllur me Las Palmas në kategorinë e dytë të kampionatit spanjoll.

Verën e shkuar Armando Sadiku u largua nga Malaga pas një sezoni mjaft të mirë me 13 gola të shënuar në 36 ndeshje.

Sulmuesi bëri një transferim të çuditshëm në Kategorinë e Dytë turke me klubin Erzurumspor, në një qytet të vogël në lindje të Turqisë.

Ende më e çuditshme ishte aventura e tij në Amerikën Latine, i pari shqiptar që luan në këtë kontinent.

Me Bolivarin, Sadiku luajti vetëm 7 ndeshje dhe shënoi dy gola.

Rikthimi në Ligën e Dytë spanjolle pritet të jetë si një kthim në identitet për sulmuesin i cili ishte mjaft i vlerësuar për paraqitjen e tij tek Malaga. Në varësi të paraqitjes, 30-vjeçari do të shpresojë edhe në një thirrje të mundëshme në kombëtare nga tekniku Reja.

Tv Klan