Vlerësime për shqiptarët e Serie A

Armando Sadiku nuk ndalet së shënuari në Segunda Division me Malagan. Skuadra andaluziane ka gjetur bomberin e saj, edhe pse në radhët më herët kanë luajtur futbollistë si Cazorla apo Isco. Sadiku shënoi në pjesën e dytë të sfidës, që dyfishoi për 2-0. Goli i 13 në këtë kampionat për Malagan. Sulmuesi shqiptar duhet të shënojë edhe 2 gola për të thyer rekordin te Malaga, teksa janë për t’u luajtur edhe 6 ndeshje.

Në Itali, Elseid Hysaj përsëri titullar për 90 minuta, duke fituar besimin e trajnerit. Gattuso bëri 5 zëvendësime, por kapitenin kuqezi nuk e preku. Napoli fitoi 3-1 ndaj SPAL, kur sërish mungonte portieri Etrit Berisha, që duket se ka humbur sezonin nga dëmtimi në dorë. Hysaj u vlerësua me notën 6.

Për Atalantan, Berat Gjimshiti e nisi titullar, por luajti vetëm 45 minuta. Nuk ishte dita e tij dhe për këtë u zëvendësua. Ai mori notën 5. Bergamaskët fituan 3-2 në transfertë ndaj Udineses. Po 45 minuta u aktivizua edhe Marash Kumbulla, që e nisi si titullar. Trajneri Juric e zëvendësoi sepse mbrojtësi shqiptar u ndëshkua me karton të verdhë dhe rrezikonte. Kumbulla u vlerësua me notën 6.

Rikthehet në fushë edhe Kastriot Dermaku për Parmën, që luajti si titullar për 77 minuta ndaj Interit. Pikërisht pas daljes së shtatlartit shqiptar, Inter përmbysi shifrat në 2-1. Nota 6 për Tomas Strakoshën në fitoren 2-1 që Lazio mori ndaj Fiorentinës. I pafajshëm në golin e pësuar, sipas Eurosport.

Tv Klan