Armando Sadiku vijon të shënojë për Vaduz për të arritur synimin e skuadrës, mbijetesa në Superligën e Zvicrës. Sulmuesi i Kombëtares shënoi golin e dytë në fitoren 3 – 0 me St. Gallen, një sfidë e vlefshme për javën e 27.

Sadiku shënoi golin e dytë të ndeshjes që e largoi Vaduz nga vendi i fundit në klasifikim. Ky është goli i katërt që kur erdhi te Vaduz në formë huazimi në muajin Janar dhe i nënti në këtë sezon të Superligës së Zvicrës. Armando Sadiku pati edhe mundësi të tjera shënimi.

Në vendin e fundit tani është Lugano i Frederik Veselit. Barazim 2 – 2 në sfidën Basel – Zurich. Në fushë gjatë të gjithë kohës ishin lojtarët e Kombëtares, Taulant Xhaka dhe Burim Kukeli, kësaj here si kundërshtarë. Këtë fundjavë realizuan gola me ekipet e tyre edhe Endri Çekiçi në Kroaci dhe Edgar Çani në Itali.

Endrit Sauku/ Tv Klan