Arabia Saudite është shndërruar në kampionatin e preferuar për shumë futbollistë. Ai i radhës që pritet të transferohet në Lindjen e Mesme është Sadio Mane. Problemet jashtë fushe me Bayernin po e shtyjnë gjithnjë e më shumë senegalezin te kalimi në Arabinë Saudite.
Në gjurmët e 31-vjeçarit gjendet Al Nassr, skuadër e cila pavarësisht ndëshkimit nga FIFA me pezullim të merkatos për tre sesione, synon përforcime. Trajneri Thomas Tuchel nuk e ka në plan Mane për sezonin e ri dhe e ardhmja konsiderohet në Arabi. Sulmuesi ka zhvilluar bisedime me klubin, që tani do të përpilojë edhe ofertën për Bayernin e Munichut.
Skuadra e Bundesligës gjermane kërkon rreth 20 milionë euro për shitjen e futbollistit. Mane luajti 38 ndeshje me gjigantin bavarez sezonin e shkuar ku shënoi 12 gola. Al Nassr ka firmosur me Marcelo Brozovic dhe Alex Telles në këtë merkato vere, duke iu bashkuar Cristiano Ronaldos.
Klan News