Skuadra spanjolle kërkon të forcohet për sezonin e ardhshëm

Real Madrid tashmë po punon për të zgjidhur mungesën e golave për sezonin e ardhshëm. Madrilenët po mendojnë për të afruar Sadio Mane. Kontaktet kanë nisur me qëllimin për ta sjellë në “Santiago Bernabeu” sulmuesin e Liverpool.

Mane është nën kontratë me skuadrën angleze deri në qershor të 2023. Këtë sezon të Premier League senegalezi ka shënuar 10 gola, ndërsa në Champions 2.

Me Liverpool, ai kapi kulmin e karrierës së tij, pasi u shpall gjatë 2019 kampion i Europës dhe i botës. Vlera e kartonit të tij sipas faqeve të specializuara është rreth 150 milionë euro.

Tv Klan