Gjermanët paguajnë 41 mln euro

Bayern Munich ka rënë dakord me Liverpoolin blerë kartonin e Sadio Mane. Kampionët e gjermanisë do të paguajë rreth 41 milionë paund për nënshkrimin e sulmuesit 30-vjeçar nga Senegali, i cili kishte një vit të mbetur në kontratën e tij me Liverpool.

Ai pritet të firmosë një kontratë trevjeçare dhe javën e ardhshme do t’i nënshtrohet testeve mjekësore. Mane do të largohet nga Anfield pas 269 ndeshjeve, pasi ka shënuar 120 gola në të gjitha kompeticionet. Sezonin që sapo përfundoi Mane shënoi 23 herë pasi skuadra e Juergen Klopp siguroi dy kypa në garat kombëtare. Për vetëm një pikë nuk mundi të fitonte trofeun e kampionit në Premierleague në sfidë të fortë me Manchester Cityt. Që prej vitit 2016 Mane ka fituar fitoi gjashtë trofe me Liverpool.

Klopp muajin e kaluar e vlerësoi Mane si lojtar të “klasit botëror” dhe e krahasoi atë me një “makinë”, por futbollisti, i etur për një sfidë të re, refuzoi rinovimin e kontratës. Mane ishte lojtari i parë i madh që afroi Klopp në përpjekjen e tij për të rigjallëruar klubin.

Ardhja e tij rezultoi të ishte transformuese për ekipin që vinte pas disa vitesh me rezultate dërrmuese. Mane do të bëhet lojtari i tretë që Bayern afron këtë sezon.

Tv Klan