Shkrimtari Arjan Konomi, i ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan ka treguar detajet e librit të tij më të fundit “Saga e jetëve legjende”.

Përpjekja e tij për t’u larguar nga zhurma e kryeqytetit dhe ngujimi në shtëpinë e tij në Vuno, ndihmoi në përfundimin e librit të tij të parë ku ai përmbledh biografitë për njerëzit më të shquar të botës. Në këtë sagë të radhës, Konomi ka përmbledhur jetët njerëzore të këtyre personazheve, por duke dhënë dhe qëndrimin e tij.

Unë marr biografët me të mëdhenj të tyre, kujtime dhe dokument si në rastin e Mari Kyrisë që ka lënë shumë, pasi sa më të afërt të jenë në kohë aq më shumë dokumentacion të tyre kanë. Mbi këto bej përmbledhje, duke zgjedhur dhe duke dhënë një qëndrim timin. Është Mateari, personazh mjaft interesant. Është Lenini, të cilin ne e njohim shumë. Por ajo që njohim është nga historia e komunizmit. Ndërkohë që është një Lenin tërësisht ndryshe. Fajet e komunizmit ja veshim të gjitha Stalinit, por nuk është ashtu, ka gjëra të tjera për të cilat dhe Lenini ka përgjegjësitë e tij.

Mari Kyri femër shkencëtare e para që mori çmimin Nobel në fizikë, por historitë e dashurisë së saj janë dramatike, ne nuk i njohim. Nga këto kupton sesi jeta, pavarësisht se jeta ka dhimbje, zhgënjime, ka çaste që mendon ndoshta për te mos jetuar më.

Papritmas mund të arrish lavdinë, suksesin, dhe këto janë mësime të mëdha që nuk duhet ti dorëzohemi këtyre dështimeve. Mari Kyri, një femër që Franca e ngriti në piedestal, e adhuronte në maksimum kur papritmas veç për dashurinë e saje shndërroi në njeriun në të kritikuar të Francës. Dhe ditën kur do të merrte çmimin Nobel u kritikua nëse moralisht e meritonte, dhe tha unë do ta marr këtë çmim për punën time dhe jo jetën time private. Këto personazhe jo vetëm na japin një rrugëtim në historinë njerëzore por na bëjnë të kuptojmë sa e shkurtër është epoka e njerëzimit dhe sesa afër me njëra tjetrën janë”, tregon ai.

Një pjesë të frymëzimit për të bërë këtë libër, shkrimtari tregon se e ka gjetur gjatë udhëtimeve që ka bërë gjatë jetës në vende të ndryshme./tvklan.al