Ditën e sotme ka festuar ditëlindjen një prej moderatorëve të emisionit investigativ “Stop”, Saimir Kodra. Për ta bërë më speciale këtë ditë të shënuar për të kishte menduar stafi i emisionit dhe moderatori tjetër, Gentian Zenelaj.

Që në nisje të kësaj puntate teksa Kodra po bënte hyrjen, dritat u fikën dhe u ndezën fishekzjarret. Dy velinat, Franceska dhe Enisa kishin menduar për t’i sjellë lule dhe një tortë Kodrës.

“I uroj vetes vite të lumtura bashkë me gjithë stafin e emisionit Stop””, tha Kodra.

Por pas këtij momenti nuk munguan dozat e humorit nga kolegu i Kodrës, Gentian Zenelaj.  

“Je që je uroji vetes 4 milionë Euro se të sheh zoti ty na sheh dhe ne se realizohen këto”, tha ai./tvklan.al