“Stop” risjell në vëmendje hedhjen e medikamenteve në lumin Erzen. Nuk është hera e parë, që ky emision trajton një problem të tillë. Në brigjet e lumenjve hidhen ilaçe e mbetje spitalore të rrezikshme, duke u kthyer në rrezik real për shëndetin e të gjithëve e duke kontaminuar tokën e ujërat për shumë vite.

Saimir Kodra: Erzeni është një lum interesant, i bukur, ku dikur jemi pas la sepse ka qenë i pastër, ndonjë shurrë katundari cik më sipër, por që filtroheshe deri sa vinte tek ty. Sot derdhën në të inerte të panumërta, lëngje, gazra, zorrë thertoresh, plehra, pisllëqe, ujërat e zeza etj. Por nuk mjaftojnë të gjitha këto. Sot Erzeni është një destinacion turistik për të gjitha ilaçet e skaduara që u rëntë pika, për të gjithë ata që nuk dinë ku t’i çojnë.

Gentian Zenelaj: Pse nuk e vënë në hartë Erzenin, me një nga këto, farmaci, me kontratë, me sigurime…

Saimir Kodra: Ose një kështu, atë kafkën me kocka, rrezik vdekje. Gazetari ynë, duke kaluar atje, pa në lumin Erzen këto pamje…

Gentian Zenelaj: Axonol, o qeveria, Axonolin…

Saimir Kodra: Axonol, për çfarë përdoret ky lloj ilaçi? Imagjinoni pak që tani Axonoli, do të dekompozohet, do të shpërbëhet nga pak në shtratin e lumit Erzen dhe në copëza fare të vogla do të na vijë në detin Adriatik, në kulmin e turizmit.

Gentian Zenelaj: E ha ti levrekun, barku…thua qenka prish peshku, jo mi non, e ke nga Axonoli.

Saimir Kodra: E ha levrekun, vu ti, vu levreku…

Gentian Zenelaj: Ore seriozisht, ne nja 6 raste i kemi nxjerrë, seriozisht e kanë me Erzenin, nuk pushojnë asnjëherë?

Saimir Kodra: Po mi non, është kështu si stan pa zot. Kalojnë atje, shikon majtas, ka njeri jo, djathtas jo, i fut ca thasë dhe ikën në shtëpi. Normal mi non. Vetëm se, për hir të së vërtetës, paçi hatrin e Zotit, të gjithë që jeni duke parë këtë moment, më thoni një gjë, a mund të ndodhë kjo në vendin më idiot, flas nga këta që kanë pak qytetërim, se qytetërim kanë të gjithë po si në Mal të Zi, Maqedoni, Itali, Francë e ku di unë, dreqi e i biri?

Gentian Zenelaj: Ndodh, por bashkë me Axonol gjen edhe pronarin e farmacisë.

Saimir Kodra: O Zot i madh…Mos ndoshta qeveria duhet të rishikojë edhe tarifat e djegies dhe shkatërrimit të tyre.

Gentian Zenelaj: Pse qeveria nuk vendos një vend ky këta farmaci t’i çojnë falas mor vëlla?

Saimir Kodra: Po mi non, hiqni detyrimet me lekë…aman, mer se na lujtët mendësh, o perëndi e madhe. Ther 400 desh e 400 lopë i hedh zorrët lart e poshtë ai…./tvklan.al