Saimir Kodra tregon detajet se për sa kohë u arrit të provohej skandali me pedagogun e Elbasanit

Saimir Kodra tregon detajet se për sa kohë u arrit të provohej skandali me pedagogun e Elbasanit

22:43 18/09/2019

Një ditë pas video skandalit të transmetuar në “Stop”, ku pedagogu i Universitetit të Elbasanit, Denis Himçi shfaqej duke kërkuar favore seksuale nga një studente e tij në këmbim të ndihmës për të marrë provimet, drejtuesi i emisionit investigativ Saimir Kodra tregon detaje të tjera mbi këtë rast.

I ftuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në “Opinion”, Kodra tha se përgjimet janë kryer në një periudhë kohore prej rreth 1 jave. Ai tha se studentja ishte instruktuar që të mos e provokonte. Kodra e cilësoi vajzën “heroinë”.

Blendi Fevziu: Si ka ndodhur ngjarja? Është një përgjim që vjen nga studentja, apo është një përgjim që studentja pas denoncimeve e ka bërë me ndihmën tuaj?

Saimir Kodra: Është një përgjim që studentja e ka bërë me ndihmën tonë.

Blendi Fevziu: Studentja erdhi ju tha vetë që kam këtë problem?

Saimir Kodra: Po. Studentja ka pasur një debat në fund të sezonit të kaluar, në mos gabohem.  

Saimir Kodra: Tek kjo pjesa që transmetove ti, i thotë vetë ky, pa interes, nuk e bëj për lekë këtë punë. Pra nëse tek kjo vajza, sepse ajo është vajzë e pashme, ashtu e ka bërë nëna, natyra, nuk mori lekët, sepse e pranon vetë, që nuk e bëj për lekë këtë pjesë. Pra pjesa e lekëve nuk është inekzistente fare në fakultete, kushedi sa raste mund të kem transmetuar unë. Tek kjo mesa duket pa këtë pjesën e bukurisë, tha kësaj nuk po i marr lekë, po ia blej unë edhe atë parfumin që do kjo pedagogia tjetër, kësaj po i kërkoj puthjet, se e çmendte.

Blendi Fevziu: Dhe ju e pajisët me mjetet tuaja përgjuese?

Saimir Kodra: Absolutisht po.

Blendi Fevziu: Për sa kohë është përgjuar?

Saimir Kodra: Kam përshtypjen në harkun e një jave janë bërë takimet, që janë bërë të gjitha. Ka qenë fundi i sezonit, deri në Korrik.

Blendi Fevziu: Vajza, siç thotë nga biseda, nuk kishte hyrë në asnjë nga provimet.

Saimir Kodra: Vajza ka disa provime, por nuk dua të jap të dhëna të sakta që të mos identifikohet kush është. Jo se e kam problem.

Blendi Fevziu: Identifikimin sot e kanë nxjerrë disa media, por unë vendosa të mos e nxjerrim, sepse nuk desha për çështje etike.

Saimir Kodra: Nuk do të doja nga unë të paktën, përballë me këtë situatë, sepse ajo është një heroinë.

Blendi Fevziu: Jeni i sigurt që nuk ka qenë kjo vajzë që dhe e ka provokuar?

Saimir Kodra: Absolutisht jo. Unë sigurisht organeve kompetente kur të vijnë të bëjnë sekuestrimin e  pamjeve filmike do t’i ve material të bollshëm në dorë.

Blendi Fevziu: Keni përtej këtyre pamjeve të transmetuara?

Saimir Kodra: Kjo është esenca, sepse materialet filmike janë të gjata, janë biseda që nuk kanë asnjë farë vlerë. Në gjithë këtë histori kupton që kjo nuk e ka provokuar asnjëherë. Dhe po ta shohësh, në fakt ajo edhe mund ta kishte bërë, nëse nuk do të kishte orientimin tonë të saktë.

Blendi Fevziu: Ka qenë vajza që ka shkuar te pedagogu, apo pedagogu që e ka ftuar vajzën?

Saimir Kodra: Ka qenë ndërmjetëse një shoqe e kësaj tjetër. Sepse kjo njihej si studente atje, ka pasur një debat më parë, pastaj është lidhur me një ndërmjetëse dhe e prisnin në kafe. Po ta shohësh në fillim të videos, e prisnin… që i thotë ky më pas, ishte me ato dy të tjerat, që siç duket edhe atyre u ka mbaruar ky ndonjë punë tjetër. Pra vajza ka pasur një konsulencë të jashtëzakonshme tonën, që të mos e provokojë, mos jetë asnjë rast, nuk ia vlente barra qiranë. Unë e dija shumë mirë që do të vinte një moment pas transmetimit, do të përballesha me audiencën, me të gjitha. Nuk kisha asnjë farë interesi. Gjithë kohës i thoja ti do të ruash staturën e studentes. Domethënë nuk e di mesa sforco e ka bërë, por vajza ka ndjekur instruksionet tona./tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori