Mediat: Tenor me një zë magjepsës

“Ernani” i Guissepe Verdit, që u luajt në shtëpinë e muzikës klasike në Austri, la gojëhapur gjithë publikun me performacën brilante të tenorit shqiptar Saimir Pirgu, që ishte në rolin e protagonistit.

Saimir Pirgu, solli një Ernan të kompletuar deri në detaje, atij të një lideri rebel, por dhe aq të dashuruar pas Elvirës.  Shfaqja me 4 akte, që lidh pushtetin me hakmarrjen dhe dashurinë e 3 burrava për një grua, arriti të mbyllej me sukses në festivalin traditë Bregenz.

Vetë tenori që ka njohur sukses pas suksesi në skenat operistike ne botë, ndonëse realizoi me sukses këtë rol, nuk e mohon që kjo Opera është e vështirë.

 “Kjo e bën me të vërtetë të vështirë këtë opera për një këngëtar operistik, pasi ai duhet të ketë një zë të plotë, që duhet të jetë njëherësh “Belkanto” e romantik dhe po ashtu shumë i fuqishëm dhe dramatik.”

Por suksesin dhe shkëlqimin e Pirgut, u pasqyrua edhe në shtypin austiak.“I fuqishëm, me frazë të bukur dhe shprehje pasionante, tenori Saimir Pirgu në rolin kryesor i jep këtij “Ernanit” shkëlqimin që i duhet një festivali.” – Kështu e cilësoi “APA” zyra e shtypit austriak.

Ndërsa gazeta ‘Kronen’, e quan triumf performancën e Saimir Pirgut në rolin e Ernani-t duke e vlerësuar interpertimin e tij vokal bindës dhe performancën magjepsëse.

Në çeljen e festivalit i pranishëm ishte edhe presidenti i Austrisë Alexander fan der Bellen.  Ernani u luajt për herë të parë më 9 Mars me 1844, duke u kthyer në një nga shfaqjet më të njohura të Verdit.

Klan News