“Po të isha i korruptuar, nuk do luftoja trafikun e drogës”

Një dokumëntarë që flet për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri do të trasmtohet të shtunën në darkë në Canale 9 . Tahiri ka folur për ‘The Albanian Narcos’  të gazetarit  Nello Trocchia-s. Ish-ministri ndodhet pas hekurave nën akuzën e shpërdorimit, duke shlyer dënimin më 3 vite e 4 muaj burg të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Aplit në Shkurt të këtij viti.

Në këtë dokumentar jepen rrëfime të Tahirit pak para se të dënohej dhe t’i viheshin prangat në sallën e gjyqit.  Saimir Tahiri gjatë një bisede me gazetarin Italian mohon akuzat se është i përfshirë në trafik droge.

 “Po sikur të isha i korruptuar? Unë nuk kam ardhur në Itali për të kërkuar nga Guardia di Finanza të dyfishojë mbikalimet për të monitoruar territorin. I kërkova të gjitha vendeve europiane të na ndihmojnë të luftojmë trafikun e drogës”, ka thënë Tahiri.

Saimir Tahiri tregon se trafikimi i lëndëve narkotike është histoeri varfërie. 

“Më vunë bombat dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri, marihuana nuk është histori kriminelësh, por varfërie”, është shprehur Saimir Tahiri.

Në këtë dokumëntatrë ish-ministri, flet për pagat që trafikantët e drogës u garantojnë fermerëve, 5000 Euro në vit vetëm për të rritur marijuanën në fushat e shndërruara në plantacione, para që në Shqipëri përfaqësojnë një shumë të madhe. Kështu trafikantët arritën të rrisin prodhimin dhe të bëhen në këtë sektor ndër eksportuesit e parë në arenën kriminale ndërkombëtare.

Emri i ish-ministrit të brendshëm u përmend për herë të parë në dosjen e prokurorisë së Katanias pas hetimeve që kishte për vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj.  Më pas Tahiri në Maj të 2018 hoqi dorë nga mandate i tij si deputet dhe u përballë për 5 vite me drejtësinë si një qytetarë i lirë. 

Aktualisht Saimir Tahiri po shlyen dënimin në burgun e Lushnjës ndërkohë që ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. 

Klan News