Ndodhemi tashmë në natën finale të Love Story, teksa spektakli premton një natë plot emocione dhe rrahje zemre.

Dy finalistet e kësaj romance kanë patur udhëtime jashtë Shqipërisë me Saimirin.

Për Generdën 33-vjeçari kishte zgjedhur qytetin e Stambollit, duke qenë se ajo nuk e kishte vizituar kurrë.

Saimiri: Për takimin tonë të fundit kam zgjedhur Stambollin sepse mendova ta bëjmë jashtë Shqipërisë këtë takim. Ky është një nga qytetet e mia të preferuara dhe nga takimet që kemi pasur më ke thënë që nuk ke qenë kurrë.

Përveçse është një qytet shumë historik është edhe një qytet shumë romantik. Prandaj doja ta kalonim këtu këtë takim të fundit.

Generda: U bë tamam ‘bingo’ sepse unë kam dashur të vij prej shumë kohësh. Kush e kishte menduar që udhëtimin e parë në Stamboll do ta bëja me Saimirin! Jam shumë e lumtur!

Saimiri: Dua të të tregoj anët më të bukura të Stambollit dhe anët më të bukura të mia. Kjo këtu është çezma e famshme e Sulltaneshës Hyrrem.

Generda: E kam dëgjuar sepse gjyshja ime dhe shoqet e saj flasin…

Saimiri: E shohin në seriale! Kjo këtu është Xhamia Blu, e Sulltan Ahmetit dhe është më e famshmja këtu në Stamboll, por është ndërtuar nga një arkitekt shqiptar.

Generda: Shumë interesante!

Saimiri: Siç e ke marrë vesh që unë vdes për ëmbëlsirat, këtu në Turqi mbahen për bakllava, llokume, që i bëjnë shumë të mira. Ty çfarë të pëlqen?

Generda: Bakllava me arra. Unë di që llokumet i përdorin nëpër dasma.

Saimiri: Dashke llokume ti!/klan.al