Pas natës së parë të spektaklit “Love Story” në TV Klan, Saimiri i ka ftuar konkurrentet për një mëngjes në oborrin e vilës së tij.

Ka qenë sërish Arjana, bukuroshja e cila ka tërhequr vëmendjen e tij, teksa 33-vjeçari e ftoi në një bisedë, gjatë takimit të mëngjesit.

Saimiri e ka komplimentura bukuroshen për linjat trupore, ndërkohë që është treguar kurioz nëse ajo ka bërë ndonjë ndërhyrje estetike.

“Ariana, unë të kam dhënë shumë vëmendje këto kohë dhe më duket se edhe gocat e tjera janë bërë pak xheloze. Komplimente dhe për trupin, bën vetëm palestër apo ke bërë ndonjë… të pabërë?”, i thotë ai duke nënkuptuar ndërhyrje estetike.

Mes të qeshurave, Arjana është përgjigjur se përveç palestrës dhe kërcimit nuk ka bërë ndonjë gjë tjetër, teksa thekson faktin që format trupore i ka të trashëguara edhe nga prindërit.

“Xheloze besoj se janë ndjerë pak, por klipi jonë ishte më i bukur. Unë kam bërë vetëm palestër, kërcim shumë dhe e kam edhe gjenetike nga mami dhe nga babi se janë të dy si brazilianë, por asnjë gjë s’kam bërë. Kam ardhur në këtë emision dhe kam humbur edhe 5 kile për ty, për një muaj”, i thotë ajo.

Teksa Saimiri e falenderon për kohën e kaluar me të, Arjana ndërhyn dhe shprehet se ishte shumë pak kohë dhe se do të kishte dëshirë të rrinte më shumë me të.

Saimiri: Faleminderit për kohë që mora, që të njoha pak më mirë

Arjana: Ishte shumë pak

Saimiri: E di por do të të mbysin gocat e tjera

Arjana: Le të më mbysin ska gjë, rëndësi ka që të rri më shumë me ty.

Teksa Saimiri I jep një përqafim, Arjana kthehet dhe njëherë dhe i kërkon një përqafim më të fortë para se të ikë./tvklan.al