Saimiri tregon vajzën që i ka pëlqyer me shikim të parë



Saimiri tregon vajzën që i ka pëlqyer me shikim të parë

19:53 29/01/2021

Rrethi i vajzave është ngushtuar dhe në garën e Love Story kanë mbetur 5 të preferuarat e Saimirit.

Madje, në një intervistë për programin “Daily Love Story”, ai ka përmendur edhe emrin e vajzës që ka pëlqyer me shikim të parë.

Cila nga vajzat të ka pëlqyer që në shikim të parë?

Ishin shumë emocione natën e parë sepse unë nuk i kisha parë vajzat, ato më kishin parë mua. Kisha kuriozitet t’i shikoja, por s’mi tregonin. Kur erdhën u prezantuan një nga një, ishte momenti më i bukur.

Për Merin kam pasur një pëlqim që natën e parë dhe te nata e trëndafilave. Është edhe e thjeshtë, edhe elegante, me një buzëqeshje që të bën për vete.

Sa shqiptar është Saimiri?

Saimiri është 100% shqiptar, por jetesa atje, shkollimi, më kanë edukuar pak më ndryshe.

Çfarë të mungon më shumë nga Gjermania?

Ajo qetësia.

Ti në jetën tënde në Gjermani, ke përzgjedhur apo të përzgjidhnin?

Unë gjithmonë kam përzgjedhur në jetë, kështu që nuk është se erdha këtu për të zgjedhur se m’u dha rasti.

Po të ishte bërë Love Story me një vajzë dhe 18 djem, a do ishe ti njëri nga konkurrentët?

Në qoftë se vajza do më pëlqente aq shumë, do isha futur sepse kam shumë besim tek vetja dhe mendoj se do fitoja. Unë jam njeri që luftoj dhe rëndësi ka kush e fiton betejën.

Sa i ke vlerësuar puthjet që vajzat të kanë dhënë ose nuk të kanë dhënë?

Kur një vajzë nuk jep puthje do të thotë që nuk është gati, nuk e ndjen dhe e respektoj këtë gjë. Është edhe presioni i njerëzve, kamerave sepse vajzat kur shohin komentet negative, sigurisht që kanë frikë dhe stepen nga kjo gjë. Por unë dua që të jenë më shumë vetvetja sepse njerëzit sido që të jesh, do kesh gjithmonë njerëz pro dhe kundër.

Si do e vazhdosh lidhjen me vajzën e zgjedhur nga Love Story?

Do vazhdojë njohja jonë pa kamera dhe më intensive.

Ti do kthehesh menjëherë në Gjermani pas spektaklit?

Sigurisht që do kthehem. Unë jam shumë tip aventure, humori…në program nuk të jepet mundësia që ti të dalësh nga vetja, të jesh shumë i lirë. Por vajza që do marr në fund do ketë fatin të njohë edhe këto anë të miat./tvklan.al







Të ngjashme