Nata e gjashtë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, u shoqërua me shumë debate e tensione, teksa Saimiri pati tre takime romantike me tre nga vajzat, si edhe eliminoi Vivienin.

Para se të niste ceremonia e trëndafilave, Vivien dhe 33-vjeçari replikuan në studio në lidhje me puthjet e takimeve.

Ndryshe nga takimi me Merin, Suela dhe Saimiri u puthën disa herë në buzë, gjë që nuk u prit mirë nga shumica e vajzave.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Luamin, Saimiri u shpreh debati i 27-vjeçares ishte i parapërgatitur.

Më tej ai shtoi se kishte menduar ta eliminonte Vivienin dy javë më parë dhe nuk e largoi atë për shkak të debatit të së hënës.

Të pamë pak të tensionuar në studio. A nuk të pëlqen kur një vajzë të sulmon?

Nuk kam asgjë kundra debateve por më shqetëson fakti që debati mund të jetë i parapërgatitur nga dikush, ose nga personi që nuk është i duhuri ta krijojë këtë debat.

Sipas teje debati ishte i thurur më përpara nga dikush?

Mendoj se po, sepse për mendimin tim Vivien është një nga vajzat që është e gabuar në këtë lloj programi. Dhe ajo duhet ta ketë ndjerë këtë gjë dhe ndaj e ka ndjerë dhe eliminimin dhe është përpjekur nga njëra anë që të më sulmojë nga pak.

Por unë eliminimin nuk e lë në moment të fundit, sepse shumë kanë menduar që unë e hoqa Vivienin nga debati, por unë kam pasur arsye të tjera prandaj nuk e kam nxjerrë në takim gjithë këto kohë dhe e kisha marrë vendimin që më parë që do ta hiqja atë natë. Nuk e mora aty në çast që pse më bëri nja dy pyetje./tvklan.al