Finalizohet me sukses edicioni parë i Love Story

Pas një udhëtimi nga Stambolli në Romë, Saimir Kasemi zgjodhi në Tiranë vajzën e tij të zemrës. Meri dhe Saimiri janw zyrtarisht çifti i sezonit të pare të Love Story.

Episodi i 15 i Love Story solli në ekranin e televizionit Klan, emocionet e një spektakli të vërtetë dashurie, plot suspens dhe të papritura, ku në fund triumfuan ndjenjat e pastra.

Nata finale solli dy udhëtime romantike jashtë Shqipërisë. Meri dhe Saimiri udhëtuan drejt Romës ku kaluan dy ditë të bukura, ku përveç se vizituan qytetin, arritën të kristalizonin edhe ndjenjat e tyre.

Generda dhe Saimiri shëtitën në Stamboll ku edhe zbuluan bukuritë dhe historinë e qytetit, por edhe emocionet qe i lidhin mes tyre.

Në fund të mbrëmjes zemra e Saimirit zgjodhi bukuroshen nga Elbasani, ndërsa Generda e cila ishte edhe rivalja e saj, nuk mundi do të merrte dot atë për të cilën erdhi në program.

Saimiri dhe Meri kërcyen dhe u puthën në skenën e Love Story të mbuluar nga petalet e trëndafilit, duke finalizuar me sukses edicionin e pare te Love Story me autore Ilda Lumani dhe produksion të dyshes Vera Grabocka dhe AlketaVejsiu! 

Tv Klan