Sainz më i shpejti në provat e lira




Sainz më i shpejti në provat e lira

23:54 01/07/2022

Piloti i Ferrarit dominoi në pistën e Silverstone, në vend të dytë doli piloti i Mercedez Lewis Hamilton

Piloti i Ferrarit Carlos Sainz ishte më i shpejti në provat e lira të Çmimit të Madh të Britanisë.

Në vend të dytë doli shtatë herë kampioni i botës Lewis Hamilton. Spanjolli ishte 0.163 më i shpejtë se sa rivali i tij britanik.

Kohën e tretë më të shpejtë në provat e lira e realizoi britaniku tjetër Lando Norris me McLaren e tij.

Piloti i Red Bull Max Verstappen e mbylli në vend të katërt, ndërsa u ankua për një zhurmë të çuditshme në makinë, e pas tij rivali i “Kokëkuqes”, Charls Leclerc.

Hemiltoni e ka fituar tetë herë Çmimin e Madh të Britanisë, si asnjë tjetër.

Skuderia e Mercedesit ka bërë disa ndryshime në makinat e pilotëve të saj, me qëllim që t’i bëjë ato edhe më konkuruese në pistën e Silverstonit.

Sipas organizatorëve, pritet që në tri ditët e eventit të marrin pjesë rreth 400 mijë spektatorë, krahasuar me 356 mijë që ishin të pranishëm garën e vitit të shkuar.

Nëse parashikimet realizohen, kjo do ta bënte Çmimin e Madh të Britanisë eventin sportiv triditor më të ndjekur të ishullit.











Të ngjashme