Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për dy shokët, 24-vjeçarin Romarjo Alliaj dhe 51-vjeçarin Arben Velikon, që dyshohet se kanë sajuar atentatin me armë ndaj Alliajt tek “Ura e Mifolit”.  Ngjarja ndodhi më 12 Maj, teksa makina që drejtohej nga 24-vjeçari, u qëllua me armë zjarri.

Ekspertët sekuestruan në vendin e ngjarjes 20 gëzhoja, por shënjestra e atentatit nuk mori asnjë lëndim. Gjatë seancës pati tension mes të arrestuarve dhe gazetarëve të pranishëm pasi të dyshuarit kërkonin mos filmoheshin nga kamerat.

Tv Klan