Një atentat i sajuar ka rezultuar breshëria me armë në drejtim të Romarjo Alliaj në 12 Maj. Ngjarja ndodhi në Novoselë, në vendin e quajtur “Ura e Mifolit”, ku ndaj 24-vjeçarit u qëllua me të paktën 20 plumba automatiku nga një tjetër makinë, që po e ndiqte nga pas.

Por nga hetimet e kryera ka rezultuar se 51-vjeçari Arben Veliko, në bashkëpunim me vetë Alliajn, kanë përgatitur dhe realizuar vetë ngjarjen. Hetuesit kanë dyshime se ata kanë sajuar atentatin që të vendoseshin nën mbrojtjen e policisë për shkak të konflikteve që kanë me persona të tjerë. Një tjetër pistë dyshohet se është dhe marrja e azilit në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Për këtë policia ka vënë në pranga Romarjo Alliajn dhe shokun e tij, Arben Alikon. Të arrestuarit akuzohen për kallëzim të rremë, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe armë mbajtje pa leje. Ditën e ngjarjes, i riu ka deklaruar se ishte në drejtim të makinës tip golf dhe  si pasojë e atentatit humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga. Alliaj më herët ka qenë i dyshuar edhe për trafik drogë, pasi u kap nga policia me një sasi të vogël kanabisi.

Tv Klan