Sulmuesi do të bëhet më i paguari tek Arsenali, do të përfitojë 340 mijë Euro në javë

Sulmuesi Bukayo Saka do të bëhet futbollisti më i paguar i Arsenalit. “Topçinjtë” i kanë ofruar një kontratë të re, që sulmuesi anglez e ka pranuar. 21-vjeçari do të paguhet rreth 340 mijë Euro në javë.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, palët kishin rreth një vit që ishin ulur për të diskutuar për rinovimin. Aktualisht sulmuesi i krahut merr 80 mijë Euro në javë, por falë paraqitjeve të tij mjaft të mira, drejtuesit kanë vendosur që t’ia katërfishojnë rrogën.

Kontrata lojtarit i përfundon në verën e 2024, ndërsa ai do të rinovojë deri në 2028. Trajneri Mikel Arteta dhe drejtori sportive Edu kishin këmbëngulur që talenti të shpërblehej për paraqitjet e tij pozitive në fushë.

Ai do të paguhet më shumë se sa Gabriel Jesus, i cili merr 280 mijë euro në javë dhe do të bëhet lojtari i  nëntë me rrogën më të lartë në Premier Ligë. Saka ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 10 asiste në 28 ndeshje të luajtura në Premier Ligë.

Klan News