Charlize Theron ka shtuar plot 22 kg për filmin e saj  më  të ri “Tully”.  Ajo do të interpretojë një nënë mbipeshë dhe kjo e ka bërë aktoren hollivudiane të shtojë shumë peshe.

42-vjeçarja tregon se ka kaluar një periudhë të vështirë duke u zgjuar në mesnatë për tu ushqyer me kalori. Ky rol ishte një surprizë për të.

“Dëshiroja të ndihesha ashtu siç ndjehet një grua e tillë realisht dhe mendoj se ishte rruga më e mirë që ta përafroja sa më shumë me rolin. Pësova një depresion të madh, sepse për herë të parë në jetën time kam ngrënë aq shumë ushqime kalorike dhe kam pirë aq shumë sheqer. Nuk ka qenë dhe aq kënaqësi për mua ky rol”.

Aktorja nga Afrika e Jugut tregoi se fëmijët e saj mendonin se ajo ishte shtatzënë.  Ajo u shpreh se rënia nga pesha sërish ka qenë një sfidë shumë e madhe dhe iu desh  rreth 1 vit e gjysmë. kjo periudhë për të ka qenë një  ferr i vërtetë.  Fituesja e Çmimit Oscar thotë se filmi i ri  do të dalë më 4 maj dhe i fton të gjithë fansat ta ndjekin për të kuptuar më shumë gratë.

Klan Plus