E ardhmja e Mo Salah te Liverpool mbetet një mister, por te tifozët e të kuqve shpresat se do të ndodhë një rinovim janë shtuar.
Përfaqësuesit e sulmuesit egjiptian dhe të drejtuesve të klubit anglez kanë vazhduar bisedimet dhe sipas CaughtOffside mes palëve ka dakordësi.
Vetë futbollisti është i hapur për të qëndruar, nëse te ‘të kuqtë’ përmirësohen kushtet.
Kërkesa e Salah është që të ketë një rritje të pagës së tij. Aktualisht ai paguhet 350 mijë Paund në javë, por nuk do t’i thoshte jo një oferte prej 500 mijë Paundësh në javë.
Ndërkohë që negociatat po ndiqen me vëmendje edhe nga Arabia Saudite, me klubet vendase që janë të gatshme t’i ofrojnë sulmuesit një pagë prej sheiku.
Për Salah është gati një rrogë prej 130 milionë Eurosh. Sulmuesi pasi ndëshkoi Evertonin e vendosi dorën e tij tek embla e Liverpulit, duke dhënë mesazhin se ai këtë klub e ka në zemër.
Performanca e Salahut në këtë sezon ka qenë mjaft e mirë. Në 25 takime të luajtura në Premier Ligë, futbollisti ka shënuar 23 gola ndërsa ka dhënë edhe 14 asiste.
Salah konsiderohet thjesht i pazëvendësueshëm, ndërsa në total në këtë vit futbollistik ka qenë në fushë për 3040 minuta, 2215 nga ato në kampionatin anglez.
Klan News