Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah ka rezultuar sërish me COVID-19, pas testit të kryer. 28-vjeçari nuk ka shfaqur simptoma, por sipas testeve ai është me koronavirus dhe duhet të vijojë të qëndrojë në izolim.

Kështu Liverpool do mbetet pa sulmuesin nga Egjipti dhe për dy ndeshjet e radhës në Premier League dhe Champions League.

Me datë 22 Nëntor, Liverpool do të përballet me Leicester dhe me Atalantën në 25 Nëntor për kualifikueset e Champions League.

Ndërkohë për gjendjen e tij shëndetësore, ka reaguar dhe Salah duke shkruar se shumë shpejt do të kthehet në fushë. Që nga fillimi i këtij sezoni, sulmuesi ka arritur të shënojë tetë gola./tvklan.al