Mohamed Salah duket se po priret drejt vazhdimit të kontratës me Liverpool. Sipas raportimeve të mediave angleze, negociatat për kontratën e re janë zhvilluar mes agjentit të futbollistit dhe klubit.
Vazhdimi i kontratës së 32-vjeçarit që skadon pas pak muajsh do të bëhet vetëm me një kusht të rëndësishëm: rritje të pagës së tij, e cila thuhet se aktualisht është 22 milionë Euro. Salah është lojtari që fitton më shumë në Premier League dhe ai dëshiron ta çimentojë këtë status.
Një lëvizje në Arabinë Saudite është bërë më pak e mundshme pas thashethemeve të fundit, sipas të cilave klubet atje ndjehen të përdorur në këtë çështje dhe duket se janë disi të fyer nga sjellja e Egjiptianit. Salah dëshiron të përfitojë më shumë financiarisht në negociatat për kontratën me Liverpoolin.
Por nga ana tjetër ka edhe lajme se zyrtarët sauditë janë gati t’i ofrojnë atij një pagë mbi 130/150 milionë Euro në vit dhe ta bëjnë atë figurën e re të ligës. Në Liverpool ai nuk do të jetë në gjendje të fitojë aq shumë. Arabët janë ende në pritje.
Tv Klan