Sulmuesi egjiptian ka pranuar që të firmosë edhe për tri vite të tjera, bëhet lojtari më i paguar në histori

Mohamed Salah i ka dhënë fund diskutimeve me Liverpulin dhe ka pranuar që të rinovojë me klubin deri në Qershor të vitit 2025. Kjo e bën egjiptianin, lojtarin më të paguar në historiën e “Anfiled Road”.

Ai ishte në vitin e fundit me “të kuqtë”, me të cilët u bashkua në Korrikun e 2018-ës.

U deshën muaj bisedimesh që të arrihej akordi mes palëve. Salah do të përfitojë 400 mijë Paund në një javë për tri vitet e ardhshme. Lojtari 30-vjeçar konsiderohet si një nga blerjet më të goditura që ka bërë klubi anglez dhe është në 10-shen e golashënuesve më të mirë ndonjëherë.

Salah ka realizuar 156 gola në 254 takime, ndërsa në sezonin e shkuar ndihmoi Liverpulin që të fitonte FA Cup dhe Carabao Cup.

Sulmuesi egjiptian deklaroi se ndihej shumë mirë për akordin e arritur dhe tani është i përqendruar që të fitojë trofe të tjerë me “të kuqtë”.

Klan News