Mohamed Salah shënoi nga pika e 11-metërshit në debutimin e tij në kupën e botës, por Egjipti është gati për tu larguar nga kompeticioni pa e kaluar fazën e grupeve, pasi humbi 3-1 me Rusinë.

Penalltia e tij nuk mundi ta ndihmojë skuadrën. Në paraqitjen e tij të parë që prej dëmtimit në shpatull Salah ishte një lojtar thuajse periferik në fushën e Krestovsky Stadium, por gjithsesi atij iu dha mundësia të linte një shenjë në minutën e 73. Sulmuesi i Liverpool nuk mundi të bënte shumë sepse tashmë dëmi ishte bërë që në minutën e 15 kur Fathy shënoi një autogol në portën e Egjiptit, duke i dhënë avantazhin fillestar rusëve që më pas shënuan me Denis Cheryshev dhe Artem Dzyuba.

“Në 94 minuta lojë ne patën 15 minuta negative dhe kjo është arsyeja e humbjes. Mendoj se na mungoi është fati që të shënonim. Qëndrimi im në kombëtare nuk varet nga unë. Nëse nuk janë të kënaqur me punën time do të jem unë që do largohem. Por në një botëror duhet të presësh deri në minutën e fundit dhe në kemi edhe një ndeshje për të luajtur.”

Hector Raul Cuper mund të largohet pas përfundimit të botërorit për Egjiptin. E ardhmja e tij varet shumë nga fitorja ose jo e Uruguajit me Arabinë Saudite.

Tv Klan