Ekipi granata në elitë pas 23 vitesh, del menjëherë në shitje

Salernitana është skuadra e dytë që siguron ngjitjen në elitën e futbollit italian. Skuadra e drejtuar nga Fabrizio Castori fitoi duelin e fundit, 0-3 në transfertën e Peskarës, pikë që i japin biletën e dytë direkt pas Empolit ekipit Granata.

Një fitore që përligj të gjithë sezonin e Salernitana, me ekipin që bëri mirë gjatë gjithë vitit, duke u rikthyer kështu në Seria A pas 23 vitesh.

Verdikt që vendos në pozita të vështira presidentin e skuadrës, Claudio Lotito. Ky i fundit ka në zotërim klubin e Lazios, ndërsa Salernitana financohet nga djali dhe dhëndri i tij.

Por kjo afërsi familjare mund të detyrë Lotito që të heq dorë nga njëra prej skuadrave që garojnë në të njëjtën kampionat duke nisur nga sezoni i ardhshëm dhe gjasat janë që në shitje të vendoset Salernitana.

Klan News