Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar sot dorëheqjen e kryeministrit Meta dhe guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani për skandalin e thesarit të grabitur. Sipas berishës vjedhja e thesarit është bërë në harkun kohor 1999-2000. Gjatë qeverisjes së PD tha Berisha, inventari i fundit është bërë më 27 Shkurt ’97.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Gjithçka dhe çdo veprim gjatë qeverisjes së PD, është bërë në perputhje të plotë me rregullat dhe sigurinë e tij. Thesari u mbrojt, u ruajt, ai s’ishte i qeverisë ai është i shqiptarëve. Këta që e vodhën tani këta janë në një garë. Kërkoj me insistim dorëheqjen e Ilir Metës, kërkoj dorëheqjen e Shkëlqim Canit. Paralajmëroeni Metën se nuk është zgjidhje se po luan dhe po provokon çdo shqiptar me qëllimet e tij. Se nuk përbën zgjidhje bllokimi i transparencës në parlament, se në interes të këtij vendi do të kishte qenë shumë më me interes bërja nga opozita e transparencës së plotë të asaj çka ajo di, në parlamentin shqiptarë. Por në qoftë se ndokush mendon tju vjedh shqiptarëve floririn dhe të laj duart si Ponc Pilati, gabon shumë rëndë”.

I takon Ilir Metës deklaroi Berisha të denoncoj Fatos Nanon si njeriun që braktisi thesarin dhe u krijoj grabitësve kushtet e përshtatshme. Sipas liderit demokrat grupi që ka vjedhur thesarin ka përdorur kodin dhe çelsat. Përsa i përket akuzave të guvernatorit Cani Berisha tha se është e shkruar në ligj që presidenti nuk mban as çelsa dhe as kode./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego