Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka njoftuar sot se avokati i tij ka dorëzuar padinë për shpifje në gjykatën korreksionale të parisit.

Sipas Berishës padia bazohet në parimin se shpifja nuk ka imunitet dhe dënohet në çdo vend që përhapet shpifja për shkak të internetit. Ish-kreu i qeverisë ka ftuar edhe njëherë Sekretarin Amerikan që të dorëzojë çdo provë që disponon kundër tij.

“Këtë konferencë e kam thirrur për t’ju njoftuar se avokati im ka dorëzuar padinë time për shpifje në gjykatën korreksionale të Parisit. Siç e kam njoftuar më herët unë kam autorizuar avokatin tim që të dorëzonte një padi për shpifje për Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

Sipas avokatit tim kjo padi bazohet në precedentë të mëparshëm se shpifja nuk ka imunitet për këdo, pavarësisht nga detyra që mban, Po ashtu padia bazohet dhe në parimin e shpifja në internet dënohet kudo, në çdo vend që përhapet lajmi. Unë i bëj thirrje sekretarit Blinken që për hir të transparencës të dorëzojë në këtë gjykatë të gjitha provat që disponon”, u shpreh Berisha.

Berisha konfirmon se do të jetë deputet në Shtator: Nuk ka forcë që më ndalon

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka konfirmuar edhe njëherë se do të jetë deputet në Shtator. Duke iu përgjigjur deklaratave të ambasadores Yuri Kim, Berisha tha se nuk ka asnjë forcë që mund ta ndalë për të ushtruar të drejtën që i kanë dhënë shqiptarët.

“Diktatura dhe bari janë të lidhur. Ajo që unë po bëj është që shqiptarët të mos të hanë bar. Që shqiptarët të mos shkojnë tek bari duhet transparenca. Qëndrimi im është nuk mbrohem unë imuniteti, nuk mbrohem nga Kushtetua. Mënyra e vetme për t’u mbrojtur është transparenca. E them edhe njëherë që nuk ka forcë në botë që të mos ushtrojë misionin tim të zgjedhur nga zgjedhësit shqiptar.

Me sa di unë kryetari i Partisë Demokratike në takimin me zonjën Kim ka kërkuar transparencë. Por ata që tregojnë barin kanë frikë nga transparenca. Unë kam thënë që nëse një fakt paraqitet do marr vendimet e mia. Por ta dini mirë që nuk ka forcë në botë përveç transparencës për të ndryshuar qëndrimin tim që unë kam thënë”, tha Berisha.

Më tej ka zbardhur dhe disa detaje nga takimi mes Yuri Kim dhe Lulzim Basha, duke thënë se ky i fundit i ka kërkuar prova dhe fakte.

Gjyqi kundër Blinken, Berisha: Kërkoj nga PD të mos angazhohet në këtë betejë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga Partia Demokratike që të mos angazhohet në betejën që ai po zhvillon kundër vendimin të Departamentit të Shtetit për ta shpallur ‘non grata’,

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se PD nuk duhet të angazhohet në betejën e tij, por vetëm të kërkojnë prova dhe fakte dhe të mos pranojnë diktatin.

Kërkoj nga PD të mos angazhohet në këtë betejë. PD dhe të gjithë të tjerët të kërkojnë prova, fakt dhe dokumente. Kur nuk janë këto të mos shkojnë tek diktati. Nuk mund të shkojmë tek bari ne. Unë nuk po mbroj veten time, por po mbroj dinjitetin e të gjithëve”, tha Berisha.

Më tej u shpreh i bindur se nuk ka frikë që KQZ mund t’i mohoj marrjen e mandatit të deputetit në Shtator.

Nuk i druhem, unë pres që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të zbatojë Kushtetutën, në një vend që po shkelet çdo ditë Kushtetuta”, tha ish-kreu i PD.

A i druhesh një tradhtie nga Basha dhe PD? Berisha: Kreun e PD e falënderoj sepse…

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka zbuluar detaje nga takimi mes ambasadores Yuri Kim dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Berisha u shpreh se Basha i ka kërkuar ambasadores që të publikojë prova dhe fakte.

Lulzim Bashës i është lënë një ultimatum që deri në fund të Gushtit duhet të zgjidh çështjen për mandatin e deputetit. A i druheni një ‘tradhtie’ nga ana e Bashës dhe PD?

Kryetari i Partisë Demokratike i është përgjigjur kërkesës së zonjës Kim me kërkesën e tij, paraqisni prova dhe fakte, dokumente. Kjo është përgjigja që ka marrë zonja Kim nga kryetari i Partisë Demokratike, unë për këtë gjë e përgëzoj dhe e falënderoj. Kjo është kërkesa e vetme që unë kam., Unë nuk kam kërkesë tjetër, nuk kam kërkesë për ndryshimin e vendimit. Kam kërkesë për rrëzimin e shpifjeve që është bazuar ai vendim.

A mendoni ju se ambasadorja amerikane është duke ndërhyrë në punët e brendshme të Shqipërisë?

Ambasadorja sillet si një guvernatore, qoftë në marrëveshjet që negocion, duke i dhënë Fico të drejtën për trajtimin e dosjeve në Gjykatën e Lartë.

“Mos të hanë bar”, Berisha: PD duhet t’i kërkojë ambasadores që të shpreh ndjesë për atë deklaratë

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat është ndalur sërish tek deklarata e ambasadores Yuri Kim që bëri pas takimit me Lulzim Bashën gjatë javës së kaluar.

Berisha tha se Kim duhet të kërkojë falje dhe tha se PD duhet t’i kërkojë të njëjtën gjë ambasadores. Më tej tha se PD duhet të jetë e hapur për bashkëpunim me diplomaten, pasi është një parti pro perëndimore.

PD është dhe do të mbetet e hapur si një parti properëndimore dhe proevropiane. Mendoj se deklaratat që bëri ambasadorja në oborrin e PD është deklarata më skandaloze që ka bërë një ambasador në Shqipëri. Me barin të kuptohemi. Unë i kërkova që të kërkonte ndjesë për atë që tha. Dhe PD duhet t’i kërkoj që ambasadorja të kërkojë ndjesë për atë që ka thënë dhe bashkëpunimi mbetet i hapur gjithmonë”, tha Berisha.

Berisha: Ambasadorja e SHBA është zemëruar kur unë zbulova marrëveshjen Fico-Llagami

Sali Berisha në një konferencë për mediat ka zbuluar detaje të tjera lidhur me përplasjet që ai ka me ambasadoren e SHBA. Sipas Berishës sulmet e ambasadores kanë ardhur pas publikimit nga ana e tij e kontratës që ka nënshkruar Këshilli i Lartë Gjyqësor me institutin e Delina Ficos.

Sali Berisha: KQZ është i detyruar të zbatojë Kushtetutën. Këtu Kushtetuta shkelet çdo ditë, si të shkelë nga rasti që duket se e ka zemëruar shumë ambasadoren kur unë kritikova publikisht marrëveshjen e Delina Ficos me Llagamin, një marrëveshje që shkel çdo ligj dhe Kushtetutë të këtij vendi, një marrëveshje e cila jepte koncesion dosjet gjyqësore të cilat përbëjnë sekret.

Ka krijuar Delina një skuto të tërë militantësh të PS-së, i paguan dhe tani ata do të marrin në dorë 30-40 mijë dosje të Gjykatës së Lartë, njerëz pa asnjë eksperiencë, pa asnjë lloj prove që mund të heqin dhe të venë çdo dokument që duhen në ato dosje, që mund të shesin apo të blejnë ato dosje sa herë të duhen, që iu jepen ato dosje pa asnjë të drejtë në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe të ligjeve sepse duhet që Delina Fico, ish-Presidentja e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, ish-bashkëshortja e Edi Ramës dhe bashkëshortja e ministrit të brendshëm, të ndajë para me Llagamin ose të krijojë një çorbë të tillë që nuk ekziston në asnjë vend të planetit.

Nga biseda që zonja ka bërë me kryetarin e PD-së, irritimi i saj për daljen time televizive në një televizion të Kosovës në të cilin unë shpreha ato që kam shprehur gjithnjë para jush për multimiliarderin Soros, por edhe për qëllime të tjetra lidhur me ndarjen dhe ndryshimin e kufijve të Kosovës në të cilën unë nuk sulmova. Unë shpreha rezervat e mia ndaj cilitdo, por nuk fyeva dhe sulmova në atë ekspoze.

Bashkëqeverisje Rama- Basha, Berisha: Kategorikisht kundër, do ishte drama më e madhe

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur kategorikisht kundër një marrëveshje për bashkëqeverisje mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se do të ishte fatkeqësia më e madhe që mund t’i ndodhte Shqipërisë nëse kjo marrëveshje do të bëhej.

Kategorikisht kundër, do ishte drama më e madhe Shqipërisë dhe shqiptarëve, që opozita e cila është shpresë për përmbysjen e narkoshtetit të shndërrohet në një levë të narkoshtetit, Jam i bindur shumë të paktë ose askush nga demokratët.

Po bashkëpunimi që iu referua zonja Kim mund të jetë për bashkëqeverisje, por mund mos jetë për bashkëqeverisje. Të jemi të saktë me gjërat”, tha Berisha.

Berisha sulmon anëtarët e Gjykatës së Lartë: Janë të marrë peng

Ish-kreu i qeverisë, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka sulmuar ashpër disa nga anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë. Sipas Berishës gjyqtarët e Gjykatës së Lartë duhet të ishin-djegur nga Vetting-u, por për ta është mbajtur e fshehtë çdo gjë.

Duke i përmendur me emra Berisha hodhi akuza kundër Sokol Sadushi, Ilir Pandës dhe Ervin Pupes, që janë tre nga anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë.

Gjykatësit janë të marë peng. Keni parë ndonjëherë? Shkoni e ma gjeni Vetting-un e Sokol Sadushit, keni dëgjuar ndonjëherë për Vetting-un e tij, apo të Pupos. Nuk ekzistojnë. Ju mund të pyesni a është  bërë Vettingu i tyre. Po është bërë po mbahet sekret. Po të dal Vettingu i Sadushit, shkoni lexoni Vettingun e Sadushes, gruas së tij.

Doli se Sadushi kishte shitur një apartament 55 mijë Euro, dhe pagesa nuk ishte bërë me bankë. Në një kohë që thoshte se e kishte shitur apartamenti rezultonte se nuk ishte shitur, por ishte kolateral për një kredi. Doni ju më nga çudia e Sadushit, po të shihni, këto kanë dalë nga Vettingu i Edlirës. Sadushi deklaron 20 mijë Euro dhurim nga gjyshja. Të tjerë janë larguar për rikthimin e rrogës. Një vajzë është shkarkuar se i çonte paratë të atit dhe u shkarkua. Kurse gjyshja e Sadushit u zgjua 20 mijë Euro.

Këto janë ngritur nga Xhensila Pine jo nga unë. Janë parregullsi të jashtëzakonshme që Sadushi e ka vendin tjetërkund. Prandaj mbahet sekret Vettingu i Sadushit. Ish-ministri Panda, nuk mund të bëhet publik Vetting-u i tij, ikën ai. Akuzohet si i ka nxjerr Bildit regjistrimet. Gjykatësi tjetër Pupo, ku e ka Vettingun, le ta nxjerr. Këta nuk flasin, se janë peng. Po të ishin me karakter nuk do t’iu jepnin dosjet militantëve të PS me institutin e Delina Fico. Dosjet janë gjë serioze për çdo njeri, ka procedura. Tani na doli modeli Fico, këto dhe të tjera do t’i denoncojë”, ishte kjo deklarata e Berishës./tvklan.al