Ish-kryeministri Sali Berisha është betuar këtë të premte si deputet i ri i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

“Betohem”, tha Berisha në seancën e dytë të legjislaturës pasi Luljeta Bozo si deputetja më e moshuar që po udhëheq seancën e sotme i thërriti emrin.

Pas kësaj, Berisha ka dalë nga salla duke u larguar dhe duke mos marrë pjesë në votimin që do të bëhet për kryetarin e Kuvendit. Propozimi I vetëm për kryetar Kuvendi është Lindita Nikolla.

Berisha ndodhej në sallë i shoqëruar nga Edi Paloka, Tritan Shehu, Flamur Noka. Kujtojmë se një ditë më parë, ish-kryeministri Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së pas një vendimi të kryedemokratit Lulzim Basha. /tvklan.al