Berisha dhe krerë të tjerë të Partisë Demokratike, së bashku me kreun e Republikanëve Fatmir Mediu, kanë bërë sot homazhe në Selinë e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë e cila dje u bë skena e një tjetër krimi të rëndë. Para trupit të të ndjerit Astrit Balluku, Berisha u shpreh :

” Ka lënë kujtime të pashlyera tek të gjitë ata që e kanë njohur me pjekurinë, me urtësinë dhe me vendosmërinë e tij “

Ndërkohë përsa i përket qeverisë, lideri opozitar e cilësoi atë një bandë kriminale që di të vrasë vetëm kundështarët. Të gjithë pjesëmarrësit janë të idesë se vrasja e kryetarit të sindikatave është një krim politik.  Pas homazheve nga familjarët dhe kolegë të Astrit Ballukut, ai është përcjellë për në banesën e fundit.

Pamje Sali Berisha, Fatmir Mediu, Ylli Vejsiu me sindikalistët./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti