Kreu demokrat Sali Berisha, një orë pas mbylljes së kutive të votimit shprehet se shqiptarët hodhën poshtë dhe braktisën votën referendare në mënyrë plebishitare. Sipas tij, Partia Demokratike këtë fitore do ta shfytëzojë për bashkimin e shqiptarëve dhe ndërtimin e një të ardhme më të mirë. Ai siguroi të pranishmit se shumë shpejt vendi do të ketë një Kushtetutë të vërtetë demokratike dhe Perëndimore.

Ndërkohë sekretari demokrat Bode, renditi dhe njëherë të gjitha parregullsitë të procesit të votimit te hasura nga komisionerët demokratë në qendrat e votimeve të të gjithë Shqipërisë.

Nënkryetari i KQZ-së Pëllumb Çela deklaroi se në përfundim të votimit policia ka filluar masivisht të grabisë kutitë e votimit dhe procesverbalët. Ai është shprehur se kjo situatë ka qënë tepër dramatike dhe se duhet ndërhyrja e forcave policore./tvklan.al