Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka rinkonfirmuar sot ftesën që qeveria i ka bërë vetëm disa ditë më parë elektoratit të tij. Me 22 Nëntor duhet të qëndrojmë larg Kushtetutës është shprehur Berisha pasi ajo është pasaporta e socialistëve. Ndërkohë ai ka paralajmëruar qeverinë se në rast se nuk do të ketë referendum të ndershëm, Partia Demokratike do të marrë të gjitha masat për tu përgjigjur në mënyrë të merituar. Ai denoncoi gjithashtu privimin që iu bë emigrantëve shqiptarë nga e drejta për të votuar për dokumentin themeltar të shtetit duke e cilësuar këtë vendim si dhunim të ligjeve aktuale kushtetutese.

Pamje Partia Demokratike Sali Berisha konferencë./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti