Sali Berisha në konferencën e rradhës ka hedhur akuza të forta kundrejt Kushtetutës. Sipas Berishës kjo Kushtetutë ngjan me atë të Fidel Kastros. Ai ka sqaruar se përse ky nen i heq të drejtën e shitblerjes së tokave fshatarëve. Ky “nen kuban” ka vijuar Berisha është neni i kufizimit të pronës. Ai ka reaguar gjithashtu dhe kundrejt ngjarjeve të djeshme të Shkodrës i cili thotë se arrestimet kanë ndodhur vetëm sepse ish-badigardi i Azem Hajdarit ishte antikomunist. Berisha për këtë ngjarje ka hedhur akuza ndaj ShIK  e më pas është ndalur tek sulmi që i është bërë deputetit Vili Minarolli duke e quajtur akt të shëmtuar dhe shkelje të imunitetit të deputetit. Ai përsëri nuk ka harruar thirrjen ndaj elektoratit shqiptar që ditën e referendumit të kryejnë çdo detyrim tjetër qytetar përveç asaj të vajtjes në kutitë e votimit.

Pamje Sali Berisha, Genc Pollo, Jozefina Topalli, konferencë shtypi./tvklan.al

Gazetar : Aldon Lipe