Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një konferencë për shtyp ka folur dhe njëherë për pjesëmarrjen e votuesve në referendum. Sipas Berishës pjesëmarrja ka qënë e ulët si në komuna ashtu dhe në bashkitë e rretheve. Gjithashtu Berisha ka folur dhe për shkeljet dhe manipulimet që po bëhen pas votimit nga koalicioni në pushtet.

Unë kam kënaqësinë t’ju konfirmoj rezultatin përfundimtar të referendumit ku kanë marrë pjesë 39% të votuesve. Kundërshtarët e mi janë me fytyrë të nxirë dhe fitore te madhe, hera e parë që shoh në jetën time politike, unë po them 40% si një akt xhenorositeti ndaj tyre.”-ka thënë ai.

Berisha në koferencën e sotme ka mbledhur komisionerë të Partisë Demokratike për të denoncuar të gjitha shkeljet ligjore si dhe manipulimet që po bëhen pas votimeve./tvklan.al

Gazetar : Aldon Lipe