Sali Berisha, konferencë për shtyp (24 tetor 1998)

Sali Berisha, konferencë për shtyp (24 tetor 1998)

12:45 24/10/1998

"Partia Socialiste synon të ushtrojë një diktat të pakicës ndaj shumicës"

 - kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencën e tij për shtyp. Parashikimi i tij duke u nisur nga këto kushte, është një Shqipëri pa Kushtetutë. Më pas ai vuri në dukje se në një seri sondazhesh të saj brenda vendit, Partia Demokratike ka konstatuar pakënaqësi të madhe të përjashtimit të pakicës nga  procesi kushtetues. Ai tha se po vazhdojnë drejt altenativës së tyre se në rast se koalicioni qeveritar nuk do t'a marrë parasysh tryezën për Kushtetutën ,ajo do jetë pjesë integrale e pragramit të demokratëve. Berisha përsëriti gatitshmërinë e forcës politike që ai përfaqëson për një dialog politik me kushtin tashmë të njohur që ai të zhvillohet mbi rezolutën e Asamblesë Parlamentare  të Këshillit të Europës. Nëse nuk do të merren parasysh kërkesat e tij, ai shtoi se Partia Demokratike do të zgjedhë rrugën më të vështirë.

Pamje mbulim ,Partia Demokratike kryetari Sali Berisha konferencë shtypi me gazetarët./tvklan.al

Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI