Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur në një konferencë shtypi kundër nenit 20 të projekt Kushtetutës duke e quajtur këtë nen antishqiptar. Duke iu drejtuar hartuesve të saj,  Berisha kërkoi që të paraqitet para shqiptarëve një nen nga kKushtetutat e botës, që të jetë i njëjtë me nenin 20 të Kushtetutës sonë.  Sipas tij, ky nen është ndryshuar ditët e fundit në Parlament ndërkohë që nga varianti që u kthye i miratuar nga Komisioni Venecias, thuhet se kombësia caktohet në bazë të normave kombëtare të pranuara. Berisha i bëri edhe njëherë thirrje elektoratit të djathtë që të tregohet indiferent ndaj Kushtetutës.

Pamje Sali Berisha, Jozefina Topalli, Vili Minarolli konferencë shtypi./tvklan.al