Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Socialistët po vjedhin arin në Krrabë dhe Shqipërinë e kanë uzurpuar kusarët. Këto janë fjalët me të cilat i është drejtuar elbasanllinjve të mbledhur në pallatin e sportit, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha. Berisha i shoqëruar nga nënkryetarja e PD Jozefina Topalli, Jemin Gjana, Spartak Ngjela si dhe artistë të humorit si Fadil Hasa, Radi e Myftari, në 9-vjetorin e formimit të PD-së dega Elbasan risjell akuzat e socialistëve në pushtet. Në shprehet Berisha sapo kemi zbuluar se kasta drejtuese e socialistëve në pushtet janë nje grup kontrabandistësh. Socialistët kanë vjedhur 15 ton duhan dhe 130 ton kafe. Kjo qeveri u shpreh Berisha është përgjegjëse për varfërine që ka pushtuar vendin. Ne jemi për dialog me socilistët e vërtetë, por edhe me partitë e tjera./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti