Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha do të flasë në “Mbrëmje Ide” për situatën politike në vend.

Si po qeveris Edi Rama? Akuzat për bashkëpunim të tij me grupet kriminale dhe akuzat për abuzim me fondet publike të të afërmve të kryeministrit.

Rezulatet e Reformës në Drejtësi dhe procesit të Vetting-ut në opinionin e ish-Presidentit të vendit.

Përse është kundër korrigjimit të kufijve të Kosovës me Serbinë dhe përse mendon që Tirana është vasale e Athinës në lidhje me marrëveshjen detare Shqipëri-Greqi?

Si po vepron opozita e drejtuar nga Lulzim Basha?

Për të gjitha përgjigjet të enjten, në orën 20:00, Sali Berisha përballë gazetares Mirela Milori në ABC News.