Më 24 Qershor Shqipëria do të hyjë zyrtarisht në procesin e zgjedhjes së Presidentit të vendit, por ky proces duket se ka mbajtur peng politikën shqiptare. Debati nëse do të ketë një president konsensual apo jo është tema më e diskutuar e ditëve të fundit.

Për të diskutuar lidhur me këtë temë ishte i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu kreu i opozitës Sali Berisha. Ai tha se zgjedhja e presidentit duhet të jetë me një proces të plotë konsensusi mes palëve.

“Presidenti do të jetë konsensual sepse do të zgjidhet vetëm me një proces të plotë konsensusi mes palëve. Zgjedhja e Presidentit është e një rëndësie të dyfishtë për arsye se kreu i shtetit ka një rëndësi të veçantë, është një eveniment i rëndësishëm politik. Maxhoranca me 84 votat e saj nuk përfaqësoj 84 mandate të ardhura nga vullneti i lirë i shqiptarëve. Ne jemi përpjekur në të gjitha mënyrat tona që vendi të mos pësoj drama të mëdha”, tha Berisha./tvklan.al