Lajme Arkiva 2003

Dëshmi totale të një shteti të dështuar, kështu i cilësoi zgjedhjet e 28 dhjetorit, lideri demokrat Sali Berisha.

Sali Berisha: E them edhe njëherë, dëshmi totale e një shteti të dështuar aty ku votojnë vetëm 20% të qytetarëve, aty vota e lirë ka marrë fund.

Kreu i demokratëve u shpreh se PD nuk do e pranojë rezultatin e zgjedhjeve.

Sali Berisha: Nuk mund të bëhet fjalë për rezultat atëherë kur qytetarët bojkotojnë. Do të qëndrojmë në anën e qytetarëve.

Berisha sulmoi ashpër Presidentin e Republikës, duke e quajtur të gabuar zgjedhjen kosensuale të tij nga opozita.

Sali Berisha: Mendoj se ishte siç e kam theksuar faktor kryesor i shkatërrimit të procesit zgjedhor u shndërrua me dekretimet e djeshme një mbështetje dhe mburojë e fuqishme e korrupsionit, trafiqeve dhe klaneve më të fuqishme të vendit. Në qoftë se opozita me vullnetin më të mirë, kandidoi, bëri gabimin dhe kërkoi ndjesë për personin që kanidoi, unë u jap fjalën shqiptarëve se do punoj me përkushtimin më të madh për të kapërcyer pasojat e këtij gabimi.

Ndërsa qeverinë e sapo formuar kryetari i Partisë Demokratike e cilëson si një fatkeqësi të re për shqiptarët. Është qeveria e të gjitha klaneve, është sintezë e të gjitha klaneve më të fuqishme kriminale ekonomike dhe të trafikut, është qeveria e cila fundos përfundimisht imazhin e qeverisjes shqiptare dhe të Shqipërisë./tvklan.al