Berisha1Ish-kryeministri Sali Berisha e ka pranuar sfidën e “kovës me akull”.

Në rrjetin social “Facebook” ai tha se e kishte pranuar sfidën e të riut Artur Neli por dhe të disa qytetarëve dhe personaliteteve të fushave të ndryshme të artit e kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë.

Ish-kryeministri thotë se e falenderon përzemërsisht Arturin dhe të gjithë ata që e kanë nominuar.

“E pranoj me kënaqësi sfidën dhe i përgjigjem asaj duke derdhur një shumë modeste në llogarinë bankare të kësaj lëvizje botërore, siç përcaktohet në rregullat e saj” – shkruan Berisha.

TV KLAN