Sali Berisha u kthye në Kuvend këtë të enjte pas 4 muajsh mungesë. Ish-Kryeministri ka folur për gazetarët jashtë ambienteve të Parlamentit, nga karrigia e tij në sallë, por edhe nga foltorja.

Fillimisht, Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë për shembjet e shtëpive tek “5 Maji”. Më pas tregoi arsyen e mungesës këto 4 muaj ku tha se ka qenë “në bisedë me mbarë demokratët e Shqipërisë dhe në një farë mënyre ai ishte parlamenti më i madhërishëm në 30 vitet e fundit”.

Berisha u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit. I pyetur nëse ka gjetur mekanizmin se si do regjistrohen në zgjedhje, Berisha tha: Kam gjetur mekanizmin si do i fitojmë zgjedhjet e 6 Marsit.

Po ashtu Berisha u shpreh se po vijojnë negociata me aleatët duke mos përjashtuar një aleancë edhe me LSI-në në këto zgjedhje.

Teksa u fut në sallë, Berisha shtoi akuzat ndaj Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për bashkëpunim me njëri tjetrin në disa skandale të ndryshme.  

Prishjet e shtëpive tek “5 Maji”, Berisha: Nuk mbështes kurrë barbarinë ndaj qytetarëve

Ssh-Kryeministri dha një prononcim për mediat, ku fillimisht foli për prishjen e shtëpive te “5 Maji”. Berisha tha se nuk është kundër zhvillimit të qytetit, por nuk mbështet kurrë barbarinë ndaj qytetarëve.

Po ashtu Berisha hodhi akuza edhe ndaj Lulzim Bashës, që tha se është bashkëpunëtor në projektin e 5 Majit.

Sali Berisha: Hajnitë, vjedhjet e tyre i kanë zhveshur nga çdo normë njerëzore. Duke thënë këto fjalë, unë personalisht nuk jam kundër zhvillimit të qytetit, por nuk mbështes kurrë barbarinë ndaj qytetarëve të tij. Nëse ti vendos për shkak të planeve për të prishur shtëpitë e të tjerëve dhe mund ta bësh këtë, kjo nuk përjashtohet, ka një detyrim moral. Do ulesh me ta. Do u shpjegosh projektin. Do të përcaktosh kushtet dhe do dëgjosh kushtet që kanë ata. Qoftë zhvillues shtetërorë apo privat je i detyruar që të veprosh në këtë mënyrë. Përveç kësaj, gjithçka që veprohet, veprohet duke i dhënë ligjit fuqi prapavepruese. Gjer në vitin 2014 ligji parashikonte legalizim pastaj urbanizim. Këto shtëpi janë ndërtuar para vitit 2014. Këto shtëpi trajtohen në përputhje me këtë ligj, legalizim dhe pastaj urbanizim. Kjo nuk ndodh sepse jo kohezioni social, jo njerëzia, por urrejtja ndaj atyre që i ke vjedhur dhe mbi vjedhjet ndaj tyre ke ndërtuar parajsën dhe lumturinë janë karakteristika të pushtetit kleptokratik. Të gjitha veprimet ndaj këtyre banorëve janë absolutisht të paligjshme.

Sali Berisha: Kam gjetur mekanizmin si do fitojmë zgjedhjet e 6 Marsit, nuk do të na pengojnë dot

Ish-Kryeministri Sali Berisha gjatë një prononcimi jashtë sallës së Kuvendit foli për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Pyetje: E keni gjetur mekanizmin si të regjistroheni në zgjedhjet e 6 Marsit ndërkohë që vulën e ka Basha?

Sali Berisha: Kam gjetur mekanizmin si do i fitojmë zgjedhjet e 6 Marsit dhe shoh një klimë optimizmi dhe besimi të madh në fitore.

Pyetje: Për të fituar duhet të regjistroheni. Si do regjistroheni?

Sali Berisha: Gjithçka do bëhet, por ne nuk do pengohemi dot.

Pyetje: Do keni aleatë LSI-në në këto zgjedhje, i mbyllët negociatat me aleatët?

Sali Berisha: Negociatat janë në vazhdim dhe ne do t’i fitojmë këto zgjedhje. Këto janë zgjedhje ku ndeshet qytetari ame kleptoracinë. Do fitojmë! Periodikisht sepse kanë bërë rregulla në parlament që të më refuzojnë fjalën. Atëherë salla e vërtetë e parlamentit do të jeni ju këtu.

U kthye në Kuvend pas 4 muajsh, Berisha tregon arsyen e mungesës

Sali Berisha ka shkuar në seancën plenare që po zhvillohet ditën e sotme. Ai rikthehet në Kuvend pas 4 muajsh. Ish-Kryeministri i vendit ka deklaruar se arsyeja pse po rikthehet pikërisht tani është sepse gjatë periudhës së kaluar, Berisha ka qenë në një bisedë me mbarë demokratët e Shqipërisë.

Sali Berisha: Kam munguar 4 muaj sepse isha në bisedë me mbarë demokratët e Shqipërisë dhe në një farë mënyre ai ishte parlamenti më i madhërishëm në 30 vitet e fundit tani rikthehem në respekt të popullit, por për ato që janë aty nuk meriton të qëndrosh as 4 minuta në atë sallë.

Berisha flet në Kuvend: Duhet t’i vendosim në hetim të plotë për pastrim parash, Edi Ramën dhe Lul bravën

Nga seanca plenare, Sali Berisha ka folur për herë të parë pas 4 muajsh. Ish-kryeministri i vendit ka hedhur akuza për pastrim parash ndaj Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Sali Berisha: Cilësojnë Shqipërinë në raport me para-larjen, si qendra operacionale e organizatave kriminale të rajonit, Europës, Amerikës së Veriut, Jugut dhe Lindjes së Mesme. Mendoj se në trajtimin e këtij problemi, sot parlamenti duhet të ndalet në dy krerët e Meduzës së larjes së parave. Kreun e Meduzës, Edvin Kristaq Rama, i akuzuar nga organizata për Bashkëpunimin dhe Sigurinë e Evropës për larjen e 200 milionë eurove në zonat Ofshorë, për të cilën nuk e përgënjeshtroj kurrë, por jo më pak Lul Brava, i cili është hetuar nga Prokuroria e Tiranës për larje parash dhe iu mbyll hetimi, atëherë në qoftë se duhet të bëhemi seriozë në luftën kundër këtij krimi të shëmtuar që ushqen të gjitha krimet e tjera, përfshirë dhe terrorizmin, duhet t’i vendosim në hetim të plotë, si kreun e Meduzës, ashtu edhe pengun e tij, Lul Brava.

Berisha flet për herë të parë nga foltorja e Kuvendit: “Edvin Droga” dhe “Lulzim Brava”, të zhytur në aferën e inceneratorëve

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë nga foltorja e Kuvendit që kur u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së. Lideri historik i demokratëve ka akuzuar Edi Ramën dhe Lulzim Bashën pë.

Berisha foli për aferën e inceneratorëve ku tha se para dy ditësh është mbajtur i fshehur në Lushnje Klodian Zoto, person i shpallur në kërkim ndërkombëtar së bashku me Stela Gugallen në lidhje me këtë ngjarje.

“E dëgjuat këtu maskaradën me komisionin hetimor për një nga vjedhjet më të mëdha të 30 viteve. Pas 3 muajsh zero hetim sepse janë të zhytura, është i zhytur si “Edvin Droga”, edhe “Lulzim Brava”. Në këtë krah të nderuar deputetë, janë bërë 298 denoncime, mbeten në heshtje sepse Lulzim Brava i implikuar në këtë aferë vetëm inekstremis lejoi që të publikohen një apo dy herë deklarata nga PD. Zonjë, nuk ka aferë më flagrante vjedhje të përbashkët në Shqipërisë. A e dini ju që e kanë mbajtur në Lushnje të fshehur kaçak Zoton deri para dy ditësh. Bashkë me Gugallën, dhe i kërcënonte. Kjo aferë duhet të hetohet.

Natyrisht kushti i parë nga deputetët të cilët nuk kanë asnjë lidhje me aferën se këtu në të dy anët, kreu se për të tjerët nuk e di, por Brava është me të dyja këmbët. Na thuaj pak çfarë janë udhëtimet e tij me Zoton? Na thuaj pak çfarë janë pengesat, pse nuk lejonte denoncimet, dhjetëra qindra denoncimet nga aktivistë të PD. Që të gjitha në ujdi me kreun e Meduzës. Ku është ai Arben Ahmeti? S’është këtu. S’është ai se do jetë duke vjedhur diku me siguri. As mos e diskutoni. Ndaj dhe komisioni ishte një tallje, një përqeshje për shqiptarët. Këto muaj asnjë hetim sepse në hetim do të dilte si kahu i zhytur me Edi Ramën në krye “Lal Plehun”. Teri është vetëm hajduti i dobishëm. U gjet Teri që hajde vjedhim për ta, por paratë për atë që ka qenë një ditë ministër, e dinë që i ka vetëm Ministri i financave. E dinë që paratë i jep vetëm Ministri i Financave dhe askush tjetër ”, tha Berisha./tvklan.al