“Rama ka ditë të vështira përpara dhe rruga për zgjedhje të lira do të hapet me çdo çmim”. Kështu deklaroi ish kryeministri Sali Berisha në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

I pyetur nga gazetarët nëse kryeminsitri Rama do të shkojë në zgjedhje, Berisha tha po, por i bëri të qartë se e presin ditë të vështira.

“Rama do shkojë në zgjedhje, nëse arrin të shkojë, pasi ka ditë të vështira përpara. Betja është shumë e ashpër, opozita është zotuar që nuk do ketë zgjidhje. Unë nuk mund të them skenarët, ata do të përpunohen javën e fundit. Rrezikohet plotësisht përplasja civile. Ne jemi vend që vuajtëm 45 vite në diktaturë. Çdo variant tjetër përveç diktaturës është i pranueshëm. Edi Rama ka zgjedhur 30 Qershorin për të varrosur pluralizmin. Ja, tha ai, nuk ka zgjedhje demokratike, pse nuk kupton ai, i etur në mënyrë paranojave për pushtet.

Berisha, deklaroi se shqiptarët meritojnë të jenë të lirë dhe e paralajmëroi qeverinë se opozita do jetë intensive.

“Sigurisht që opozita është në kamp dhe unë ju garantoj që opozita do të jetë shumë intensive sepse ajo se përmban dot, sepse ka një zemërim të fuqishëm. Shqiptarët meritojnë të jenë të lirë. Rruga për zgjedhje të lira do të hapet me çdo çmim. S’është për pushtet është për votë të lirë”./tvklan.al