Ish-Kryeministri Sali Berisha do të jetë i ftuar sonte në orën 21:00 në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan përballë moderatorit Arian Çani.

Berisha do të flasë për aktualitetin politik, duke pasur parasysh edhe zgjedhjet e përgjithshme të Prillit të vitit 2021 që po afrojnë.

Çështja e detit me Greqinë është një tjetër temë e nxehtë, për të cilën ish-Kryeministri Berisha do të japë opinionin e tij.

Ndër të tjera do të diskutohet edhe për situatën e rendit, kur javët e fundit kanë ndodhur disa ngjarje kriminale. Çfarë po ndodh brenda Partisë Demokratike dhe si po shkon përzgjedhja e kandidatëve për deputetë? Cila do të jetë zona ku do të kandidojë Sali Berisha?

Për këto dhe të tjera, në orën 21:00 në Zonë e Lirë në ekranin e Tv Klan.