Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Pas takimeve me artistët dhe mjekët, Bashkimi për Fitore ka ftuar në një takim dhe gazetarët. Në një nga ambientet e hotel Tiranës, liderët e së djathtës u takuan me përfaqësues të shtypit dhe medias elektronike. Në fjalën e tij kryetari i PD Sali Berisha u shpreh.

Sali Berisha, Kryetari i PD:- “Unë admiroj shumë gëzimin tuaj dhe këtu jeni të bashkuar. Është e vërtetë që ju keni bërë një betejë nga më të guximshmet gjatë këtyre vite kundra mafies. Unë absolutisht do të jem me ju. Ju jap fjalën këtu, se asnjë shkrim, asnjë analizë e juaja, nuk do të mbetet pa u konsideruar plotësisht nga qeverisja e ardhshme”.

Më pas të gjitha mediave, në shenjë simbolike, iu dhuruan nga dy karafila të bardhë./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori