Berisha u ka bërë thirrje Shqiptarëve që të mos votojnë Kushtetutën. Ky ka qënë dhe një nga vendimet e marra sot në Këshillin Kombëtar të Demokratëve e cila zgjati mbi katër orë. Në këtë takim, lideri i Opozitës e ka cilësuar ligjin themeltar të shtetit si “pasaportë” të Partisë Socialiste. Përsa i përket komisioneve të votimit në 22 Nëntor, do të kenë dhe praninë e njerëzve të Partisë Demokratike të cilët sipas Berishës do të vëzhgojnë mbi sjelljet dhe parregullsitë e mundshme. Një Kushtetutë e re dhe moderne do të jetë sipas demokratëve, një kapitull i ri në zgjedhjet e ardhshme elektorale.

Pamje mbledhja e këshillit demokrat, Sali Berisha, Ridvan Bode./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti