3 ditë nga vota referendare, sot ka qënë vetë doktor Berisha ai që ka marrë në shqyrtim para shtypit vërejtjet e Partisë Demokratike ndaj projekt Kushtetutës. Sipas tij intervista e La Pergola-s mbrëmë në Televizionin Shqiptar, tregoi qartas se Komisioni i Venecias, ka shqyrtuar vetëm projektin e paraqitur në fillim dhe jo ndryshimet e bëra me vonë.

Më pas Berisha theksoi se në Parlament janë ndryshuar gjithsej 53 nene ndër të cilat përfshihen ato të simboleve kombëtare, të të drejtave dhe lirive të njeriut, të pronës, të fesë dhe të tjerë.

Pasi përmendi dhe njëherë firmën e 36 vendeve që hodhën poshtë projektin socialist në konferecën e demokristianëve demokratë në Madrid, Berisha theksoi jetëgjatësia e Kushtetutës do të përkojë me jetëgjatësinë e vetë qeverisë në fuqi.

Ndërkohë, kreu demokrat pranoi edhe gabimet që janë bërë nga partia për mospërcjelljen sa duhet tek njerëzit të të metave të Kushtetutës./tvklan.al